Rrjedhje gazi në shkollë, helmohen 6 nxënës

0 367

Rrjedhja e gazit brenda një shkolle private në Don Bosko, ka bërë që 6 fëmijë të helmohen dhe të përfundojnë në spital. Situata ishte kaotike me nxënësit që largoheshin me vrap brenda ambienteve, të cilat përdoreshin si shkollë, por edhe si konvikt. Valvula që lidhte depozitën me pajisjen ngrohëse është çarë dhe gazi është shpërndarë në shkollë dhe në të gjithë zonën përreth. Depozita ishte vendosur pranë kësaj shkolle pa leje dhe sapo ishte mbushur, për shkak të ditëve të ftohta.

Sipas dëshmive të nxënësve para mjekëve dhe policisë, ata kanë ndjerë erë gazi rreth orës 09:00 të mëngjesit, teksa ishin në mësim. Fillimisht kanë hapur dritaret, por gazi po shtohej dhe më pas kanë dalë të alarmuar jashtë shkollës. Disa fëmijë janë nxjerrë jashtë teksa kishin të vjella dhe nuk ndiheshin mirë.

3 orë pas ngjarjes, mjekët në QSUT konfirmuar se të 6 nxënësit gëzojnë shëndet të mirë dhe nuk kanë më shqetësime. Për ngjarjen pritet të nisë hetimi për depozitën 1 mijë litra me gaz që ishte pa leje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.