Sa pacientë janë në gjendje kritike nga Covid-19? Najada Como jep detajet

0 47

Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo ka folur për situatën në spitalin Covid duke thënë se janë 130 pacientë të shtruar duke treguar se pjesa më e madhe janë mosha të reja të pavaksinuar.

Ndër të tjera shtoi se ka edhe prej atyre që nuk kanë sëmundje kronike. Kujtojmë se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mos shtrëngojë masat, pavarësisht se janë rritur shifrat e të infektuarve.

Najada Çomo: Janë rreth 130 pacientë të shtruar, prej të cilëve 12% në formë kritike, 54% në formë të rëndë, pjesa tjetër në formën e mesme-të rëndë. Në spital janë të shtruar mosha të reja, të gjithë të pavaksinuar. Në spital janë edhe ata që nuk kanë sëmundje kronike.

Në grup mbizotërojnë personat që janë të pavaksinuar, por ka një përqindje të ulët rreth 3-4% që janë të vaksinuar me dozën e parë apo të dytë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.