Sali Berisha: Basha “kufomë” politike, i përzierë në afera të rënda edhe në shtetin e Gabriel Escobar

0 169

Ish-kryeministri Sali Berisha për të sulmuar Lulzim Bashën ka folur sot me gjuhën e kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur liderin e demokrat si “kufomë” politike.

Në një prononcim për gazetarët, pas përfudimit të dëshmisë në Prokurori, Berisha komentoi edhe përkrahjen që i ka dhënë Amerika Bashës, por edhe zyrtari i lartë i DASH, Gabriel Escobar.

Sipas Berishës, të mbështesësh sot Bashën do të thotë të mbështesësh një kufomë politike.

“Unë shpreh keqardhje, sepse në vizitën e parë reagimi im ishte ky që shqiptarët janë një komb i vjetër dhe në ato elementë të tyre ata nuk i kanë qejf kukullat.

Si mund të punohet me një njeri që për të mbrojtur merr banditë dhe vrasës, kur ka edhe gardën.

E ftoj zotin Escobar por edhe të tjerët që çdo fakt që kanë ta sjellin në gjykatë.

Ajo e cila është për mendimin tim e rëndë dhe unë mendoj se duhet të rishqyrtohet. Të mbështesësh Bashën sot jo vetëm që mbështet një kufomë politike, por më keq se kjo. Ai ka një gjë tjetër, të mbështesësh Bashën është një përçmim i madh për shkelmim mbi politikanët shqiptarë

Të mbështes nbashën nuk është të luftosh mua.

Problemi është më i thellë. Problemi është se cfarë shohin qytetarët tani, ku ky politikan i ri është njeriu më i degraduar. Ai ishte politikani i ri shqiptar në Shqipëri në pozitën më të lartë. A mendoni ju që është një problemi i madh për gjeneratat e reja.

Ai është simbol i të pabesit, i të lidhurit me krimin, sic e faktoi vetë. I përzierë në afera të rënda, edhe në vendin e zotit Escobar.

Unë i bëj thirrje agjencive të zbatimit të ligjit për larje parash, sepse Rama i mbylli dosjet e larjes së parave”, tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.