Sarandë/13-vjeçari gjendet pa jetë në çadër, policia nis hetimet

0 370

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një 13-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Sarandës. Janë ende të paqarta shkaqet e vdekjes.

Mësohet se 13 vjeçari ka qënë me një grup shokësh tek plazhi Shpella në Lukovë. I mituri është gjetur pa ndjenja në çadër nga shokët e tij.

Burime nga spitali bëjnë më dije se në trupin e të miturit nuk ka shenja dhune. Ndërkohë, policia ka nisur menjëherë hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.