Sezoni veror/Tur operatorët: Bonus nga shteti kush pushon në vend

0 361

Shqiptarët po shkojnë në plazh, edhe pse Policia nuk të lejon. Shoqata e tur operatorëve ka propozuar një listë kërkesash që nxitin ardhjen e pushuesve të huaj dhe motivon shqiptarët të pushojnë në vend.

Skema e propozuar për pushuesit vendas vjen në formën e një bonusi që qeveria mund t’u rimbursojë në taksa apo faturat e ujit dhe dritave. Kërkesat përfshijnë edhe stimuj për shqiptarët që vijnë nga Kosova apo Maqedonia, përmes eliminimit të kostove si tarifa e Rrugës së Kombit. Për shqiptarët që kanë bërë më herët rezervime për pushime jashtë, në rast të moshapjes së kufijve, tur operatorët propozojnë një kupon në vend të kthimit të parave mbrapsht për të mos çuar në kolaps industrinë e turizmit dalës.

Industria e turizmit sheh në kontekstin e krizës si të nevojshme ribërjen e ligjit të turizmit, që përmes rikthimit të Fondit të Turizmit, apo bërjen e detyrueshme të sigurimit të likuiditetit nga operatorët turistikë, do të hiqte barrën e mbështetjes financiare nga shteti.

Tur operatorët parashikojnë një rënie drastike të turistëve të huaj këtë vit deri në 6 herë më pak nga viti i kaluar, pavarësisht përpjekjeve që mund të bëhen nga shteti në formën e marrëveshjeve dypalëshe për hapjen e kufijve apo rinisjen e fluturimeve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.