Shahini replikon me pedagogët, Prifti: Mos u jep rroga call center-i

0 63

Duke nisur që nga sezoni i ardhshëm shkollor, për t’u pranuar në universitet, si në ciklin Bachelor dhe Master, nxënësit dhe studentët duhet ta kenë mesataren 7. Ndryshimin më të madh e ka pësuar pranimi në mësuesi, ku mesatarja e pranimit ka shkuar në 8. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka replikuar me gjithë pedagogët dhe mësuesit që dolën kundër tezës së gjuhës së Letërsisë.

Ministrja tha se polemizimi nga ana e stafit pedagogjik, erdhi pasi ata ndihen nën presionin e ndryshimit të metodës së tyre të punës. Pedagogu Rezart Prifti thotë se modernizimi për të cilën flet ministrja është Google Translate mbi të cilin po ndërtohen tekstet shkollore sot.

”Në të gjitha universitetet shqiptare, të gjithë librat i ke Google translate, po flas për ato shtetëroret, dhe banale fare, njësoj siç ishte teza e Turit. Të flasësh për modernizimin në një vend ku në njërin krah u thua fëmijëve mos u bullizoni nga rrjetet sociale dhe nga ana tjetër u jep gënjeshtrën e madhe kur u tha se mësimi online është të rrish në Whatsap dhe në Facebook. Unë nuk dua të jem modern nëse ky është modernizmi”.

Sipas tij fakti që çdo vit, çdo ministër arsimi që vjen merret me mesataren, tregon se nuk e njohin aspak sistemin, problemi i të cilët për të nuk qëndron tek mesatarja. Prifti i kujtoi ministres se pedagogët paguhen njësoj sa punonjësit e call centera-ve, ndërsa shtoi se është momenti që të vendoset edukimi prioritet. ”Nëse i do modern pedagogët rritu rrogat, rrogat tona kanë ndryshuar për herë të fundit nga koha e Fatos Nanos. Një pedagog sot paguhet njësoj sa një punonjës call center. Ka ardhur momenti që të vendoset edukimi prioritet”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.