“Shën Valentini”/ Sa kushton dashuria në Shqipëri?

0 176

Prej vitesh Shën Valentini festohet masivisht edhe në Shqipëri.

Për më të dashurën/in e zemrës, kjo mbetet një ditë simbol e natyrisht shprehet në forma të ndryshme. Por sot një vëmendje të veçantë zënë dhuratat.

Sa u kushton shqiptarëve një ditë e si kjo?

Hulumtimet dalin në konkluzionin se sivjet do ketë më shumë përqafime se sa dhurata.

Nga vëzhgimi i kryer në Tiranë, përqendrimi i kërkesave këtë vit duket se është te lulet dhe restoranti. Dyqane të ndryshme veshjesh në rrugën tregtare “Myslym Shyri” pohojnë se blerjet kanë qenë të ulëta. Gjithashtu, në komunikim me disa dyqane në dy qendra tregtare ne vend, pohohet e njëjta tendencë.

Kjo rënie në kërkesa për blerje, megjithatë, sipas bizneseve, nuk e bën Shën Valentinin jo të festueshëm, por sugjeron se tashmë po rishikojnë mënyrën se si festojnë ditën e dashurisë, mes faktorëve si rritja e kostove të ushqimit, rritja e energjisë elektrike dhe ndikimet e vazhdueshme të pandemisë globale.

Ndërsa një tjetër sektor që ka pasur vëmendje në këtë ditë, ai i parfumeve, rezulton me shitje më të larta se sa veshjet. Nga parfumeria në qendrën COIN pohojnë se javën e shkuar kanë pasur një rritje kërkesash për parfume femrash kryesisht, por pa lënë pas edhe dhuratat për meshkujt, rritje të cilën e veccojnë si më të lartë se sa vitin e shkuar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se importet e luleve janë rritur vit pas viti, duke kulmuar në shkurt, mars (për festën e 8 marsit) dhe në verë, kur është periudhë dasmash. Rekordin, lulet e importuara e shënuan në 2021-n, duke u rritur me 30.2 % me bazë vjetore. Vitin e shkuar ato arritën në 1’19 mld lekë, duke përmirësuar situatën e krijuar nga nisja e pandemisë në 2020, citon Monitor, transmeton Noa.al.

Oferta të shumta nisën të “bombardojnë” rrjetet sociale por edhe reklamat në televizione të ndryshme, për formën se si një çift duhet ta kalojë Ditën e Shën Valentinit. Përveç një vakti në një restorant, paketat këtë vit ofronin edhe muzikë live të personalizuar në tavolinë apo edhe fjetjen në rastin e një hoteli ose resorti, duke bërë atraktive këtë formë kalimi të festës, që në 2020 mungoi.

Edhe për Shën Valentin, udhëtimet kanë qenë të kërkuara. Ka pasur oferta nga agjenci të ndryshme në vend dhe kërkesat kanë qenë të fokusuara kryesisht në destinacione të afërta, perfektë për një shkëputje fundjave. Rajoni është preferuar shumë, duke marrë në konsideratë prenotimet paraprake nga të dhënat e tre agjencive në kryeqytet. Gjithashtu, kërkesat për Parisin, Barcelonën, Stambollin kanë qenë të larta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.