Shkollat në Lezhë, presin nxënësit e akomoduar në hotele

0 349

Nxënësit e prekur nga tërmeti dhe që janë akomoduar në hotelet e Shëngjinit kanë vijuar normalisht procesin mësimor në shkollat pritësë. Konkretisht, në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” Shëngjin dhe gjimnazin “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës. Për nxënësit e rinj nëpër shkolla, Zyra Arsimore Vendore e Lezhës ka siguruar pajisjen e tyre me libra, materialet e punës, si dhe transportin nga hoteli për në shkollën pritëse.

Vlen të përmendet se që prej ditës së djeshme kur rifilloi mësimi në shkollat e Bashkisë Lezhë: shërbimi psiko-social ka qenë i angazhuar intensivisht, mësuesit kanë diskutuar mbi planin e mbrojtjes fillestare në rast tërmeti, si dhe janë zhvilluar orë fleksibile mësimi duke u fokusuar në planifikimin e aktiviteteve në nivel klase me fokus solidarizimin e nxënësve.

Në një prej hoteleve të Shëngjinit është krijuar edhe ambienti i përkohshëm i kopshtit për fëmijët e strehuar në hotel duke siguruar edhe për ata vijimin normal të mësimit. Përveç angazhimit maksimal të shërbimit psiko-social, nevojitet të nënvizohet edhe kontributi në këto kohë i organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe shoqërisë civile me qëllim lehtësimin psikologjik të të prekurve nga tërmeti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.