”Shpëto të ardhmen”/ Maturantët protestë në të gjithë Shqipërinë

0 67

Edhe këtë të dielë, maturantët janë bërë bashkë për të vijuar protestën para Ministrisë së Arsimit. Ata kërkojnë rikishikim të tezës së Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, ndërsa pretendojnë se testi i kësaj lënde ishte absurd.

Në protestën e djeshme 14 qershor, nuk munguan pankartat me personazh ”Turin” si dhe gjuajtjet me vezë në drejtim të ministrisë. Ata kanë gati edhe një paketë prej 10 pikash të hartuar prej tyre dhe ekspertë të fushës. Ata kanë paraqitur me shembuj në këtë draft, ku sipas tyre tregojnë dhe gabimet në hartimin e tezës së Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.

Protesta do të ketë edhe nga maturantë në Kamëz, Lezhë dhe Korçë. Përmes rrjeteve sociale ata kanë bërë thirrje që të shpëtojnë të ardhmen e tyre. Protesta pati edhe nga maturantët në Shkodër. Ata u shprehën të gatshëm të bojkotojnë provimin e radhës të maturës nëse Ministria nuk tërhiqet për të plotësuar kërkesat e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.