Shqipëria dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshjen e njohjes së sigurimeve shoqërore

0 41

Qeveria shqiptare dhe ajo zvicerane kanë firmosur sot një marrëveshje që ka të bëj me njohjen e kontributeve shoqërore për shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe ministri për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset.

“Njohja e ndërsjellë e sigurimeve shoqërore

Nënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër në fushën e mbrojtjes shoqërore mes Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrit për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset.

Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributiv”, shkruan Rama në “Facebook”.

Ndërsa ministrja Ibrahimaj është shprehur se nga kjo marrëveshje e nënshkruar mes dy shteteve do të përfitojnë rreth 2 mijë qytetarë shqiptarë.

“Ndër vite shqiptarët që jetojnë në Zvicër kanë pasur një problematikë për njohjen e pensioneve, e viteve të sigurimeve shoqërore. Janë rreth 2 mijë shtetas shqiptarë të cilët do të përfitojnë njohjen e pensioneve. Më parë një pjesë e sigurimeve shoqërore nuk njiheshin nëse ata do të shkonin në Zvicër dhe do të punonin aty. Sa më shpejt marrëveshja do të kalojë në parlament, do të marrë dekretimin e presidentëve dhe më pas personat mund të përfitojnë”,-tha Ibrahimaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.