Shqiptarët “eksplorojnë” botën/ Janar- Tetor 2019 shënon mbi 400.000 “check- in” më shumë jashtë kufijve

0 40

Shqiptarët po orientohen drejt eksplorimit të shteteve të huaja edhe më shumë. Sipas raportit të fundit të Instat, lëvizja e shtetasve shqiptarë jashtë vendit është rritur me 9.2%, në 10 mujorin e parë të 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Në janar- tetor 2018, numri i daljeve jashtë kufijve ishte 4.537.760, ndërsa për po të njëjtën periudhë të vitit pasardhës, ky numër arriti në 4.956.344. Pra, referuar këtyre të dhënave, “check- in”- et nëpër “botë” janë rritur me 418.584.

Nga ana tjetër, daljet e shtetasve të huaj jashtë vendit nuk kanë ndjerë ndonjë diferencë të konsiderueshme, krahasuar me 10 mujorin e parë të 2018. Në janar- tetor 2018 numri ishte 5.578.832, kurse në janar- tetor 2019 arriti në 5.653.328, me një rritje prej 1.3% / SCAN

Leave A Reply

Your email address will not be published.