Shtëpia e Bardhë: Joe Biden dhe Mike Pence, vaksinohet javën e ardhshme

0 309

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Joe Biden, së bashku më nënpresidentin Mike Pence do të bëjnë vaksinën kundër Covid-19 të premten e javës së ardhshme.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se Biden, ashtu edhe Pence do t’i bëjnë vaksinat publikisht, në një përpjekje për të rritur besimin në sigurinë e vaksinës, e cila do të vihet gjerësisisht në dispozicion të publikut vitin e ardhshëm.

Trump do ta marrë vetë vaksinën, sapo ekipi i tij mjekësor të përcaktojë se kur është më mirë. Dozat fillestare të vaksinës, të cilat filluan të jepen këtë javë, janë destinuar për mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të vijës së parë të frontit, ashtu si edhe për banorët dhe personelin e shtëpive të të moshuarve dhe disa zyrtarë të qeverisë amerikane.

Zyrtarët amerikanë synojnë të sigurojnç 2.9 milion doza të vaksinës së zhvilluar nga kompania Pfizer Inc. dhe partneri i saj gjerman BioNTech, deri në fund të javës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.