Sirianët ”pushtojnë” Shqipërinë, afro 12 mijë refugjatë kërkojnë…

0 49

Refugjatët e huaj e kanë cilësuar Shqipërinë si ”rruga e artë” e kalimit drejt vendeve të BE-së. Sirianët, irakenët, algjerianët, pakistanezët dhe afganët kanë ”pushtuar” vendin tonë. Që nga viti 2010 deri në vitin 2019, numri i refugjatëve që kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri është rritur me 409 herë. Në vitin 2009 janë kapur 29 refugjatë të parregullt në Shqipëri, ndërsa në vitin 2019 numri i tyre ka shkuar në 11.886. Rritja e numrit të refugjatëve është shoqëruar me një rritje të numrit të kërkesave të azil në Shqipëri, që do të thotë se vendi ynë nuk është thjeshtë transit i flukseve të emigrantëve, përpara se ata të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian. Nga viti 2015 deri në vitin 2019, numri i kërkesave të azil është rritur me 64 herë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.