“S’jemi terroristë”/Topalli e indinjuar: Pse nuk flitet për krizën e refugjatëve?

0 114

E tërhequr nga politika por jo nga aktualiteti politik, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është shprehur se është shumë e indinjuar me heshtjen e shtetit përballë krizës së refugjatëve.

Teksa përditë kapen emigrantë të paligjshëm që përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar më pas drejt vende të BE-së, askush nuk ka asnjë reagim, edhe pse një gjë të tillë e kanë përjetuar vetë shqiptarët. Sipas Topallit, shteti shqiptar duhet t’ua lehtësojë dramën atyre.

“Nuk dua para. Nuk dua ushqim, dua të shkoj në një vend më të mirë ku të shkollohem. Ne nuk jemi terroristë”. Kështu deklaroi një vajzë e re nga Afganistani, e cila është kapur nga policia e Pogradecit, bashkë me 5 të tjerë, pasi kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë. Ajo pohon se ajo kishte udhëtuar me ditë të tëra për një jetë më të mirë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.