Skenarët për dhunë dhe trazira, Biden: Nuk kam frikë ta bëj betimin jashtë

0 322

Shërbimi Sekret dhe Garda Kombëtare po përgatiten të dërgojnë përforcime shtesë për inaugurimin e presidentit të ardhshëm Joe Biden. Kryebashkiakja e Uashingtonit, nga ana tjetër ka bërë thirrje që njerëzit të rrinë në shtëpi gjatë kësaj ceremonie.

Pas skenave të dhunshme të javës së kaluar në ndërtesën e Kongresit, Shërbimi Sekret njoftoi të hënën se do të fillojë operacionet speciale të sigurisë që më 13 janar në vend të datës së parashikuar për më 19 janar. Garda Kombëtare konfirmoi se do të dërgojë deri në 15,000 trupa për të garantuar sigurinë gjatë ceremonisë së inaugurimit.

Kjo shifër përfaqëson një rritje dramatike krahasuar me 8,000 trupa që u dërguan për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump katër vjet më parë. Ndërkohë presidenti i zgjedhur, thotë se nuk është i shqetësuar për ditën e inaugurimit.

”Nuk kam frikë ta bëj betimin jashtë dhe po informohem për situatën. mendoj se është shumë e rëndësishme që të fokusohemi tek ndalimi dhe vënia para përgjegjësisë të atyre që kërcënuan jetët e njerëzve, dëmtuan pronën publike dhe shkaktuan shumë dëme”, deklaroi Biden.

Leave A Reply

Your email address will not be published.