Skrap dhe kanaçe për të siguruar bukën, Fiona apel Ramës

0 360

Fjona është nxënëse e klasës së pestë në fshatin Larushk. Vajza e cila prej afro gjashtë muajve jeton në çadër, me prindërit dhe vellain, pasi nga dëmtimet e banesës ajo është bërë e pabanueshme. Fjona ka një mesazh për kryeministrin Edi Rama, duke ju drejtuar si i vetmi për ti dhënë buzëqeshjen vajzës dhe familjes së saj.

Ajo tregon mes lotësh se prindërit e saj punojnë duke mbledhur skrap dhe kanaçe për të siguruar kafshatën e gojës. Në këtë situatë pandemie prindërit e së miturës i kanë patur mundësitë e kufizuara për të siguruar punën e përditshme, ndaj dhe vajza qahet nga mungesa e të ardhurave për të blerë sendet e domosdoshme për t’u ushqyer.

Ajo ka treguar dhe për rënjen e saj në mësime, nuk renditet më ndër nxënësit e shkqlëyer të shkollës. I mungojnë paisjet për të zhvilluar mësimin në kushtet e kësaj situate të krijuar. Atyre i mungojnë dy paisjet kryesore si aparati celular dhe interneti, në përfitimin e dijeve në një situatë karantine për të gjithë brezat e nxënësve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.