Sot 554 vite nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

0 35

Sot më 17 janar shënohet përvjetori i 554 i vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Ai më pas u mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës. Ndër autorët shqiptarë janë Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo, Fatos Daci.

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Skënderbeu mbetet “shqiptari më i gjallë ndër nesh”.

“Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh! Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar”, ka shkruar në Facebook Presidenti Ilir Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.