SPAK del me njoftim për takimin e Krajës me Tabakun

0 160

Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me takimin e kreut të SPAK Arben Kraja me drejtuesen e komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku.

“Sot më datë 21 shkurt 2022, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zhvilloi një takim me zonjën Jorida Tabaku, deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetare e Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi për inceneratorët. Takim u zhvillua me kërkesë të zonjës Tabaku. Prokuroria e Posaçme është e vendosur që të administrojë çdo fakt dhe çdo indicie që lidhet me hetimin e procedimeve penale të regjistruara për çështjen e inceneratorëve, ngado që të vijnë, aq më shumë nga Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi. Nga ana tjetër, sigurojmë opinionin publik se prokurorët janë të pavarur në veprimtarinë e tyre hetimore, në vendimmarrjen e tyre dhe do të analizojnë me ligjshmëri, objektivitet dhe paanësi çdo pretendim, indicie apo provë që paraqitet nga të gjithë palët që kanë dijeni rreth procesit për të cilin po hetohet”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Më herët gjatë ditës, në komisionin hetimor u diskutua takimi mes Tabakut dhe Krajës.

Deputetja e mazhorancës paralajmëroi padi penale për Tabakun me motivin se kishte takuar Krajën pa miratimin e komisionit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.