SPAK zgjedh sot kreun e Byrosë së Hetimit

0 119

Përfundon procesi i Vetting-ut për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK sot zgjedh kreun e BKH-së. Mes katër emrave Aida Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj, SPAK do t’i dërgojë një emër KLP-së.

Ky institucion pritet që të mbajë një mbledhje ditën e hënë dhe të fusë në rend të ditës emërimin e kreut të BKH-së. Zgjedhja e kreut të BKH kaloi nëpërmjet një procesi ku u përdor edhe makina e të vërtetës. Ky proces ka qenë i monitoruar nga amerikanët dhe partnerët europianë.

Për herë të parë kreu i BKH-së do të jetë i ngjashëm me FBI për hetimin e krimeve, gjurmimin e parave dhe të paprekshmeve. BKH është plotësim i SPAK-ut dhe oficerët do të koordinojnë cdo hetim. SPAK ka nisur mbledhjen me dyer te mbyllura në 12:30 dhe do të ketë një njoftim publik për arritjen tek emri final.

Leave A Reply

Your email address will not be published.