Spitali Covid në Durrës fillon punën, Jani: Janë 60 shtretër, apel familjarëve që…

0 341

Spitali rajonal i Durrësit ka nisur tashmë funksionimin si spital Covid. Në repartin e posaçëm janë 60 shtretër, përfshirë edhe repartin e reanimacionit, që do të jenë në funksion të pacientëve të prekur që do të kenë nevojë për hospitalizim.

Sipas drejtoreshës së këtij institucioni, Nadire Jani, është krijuar e gjithë infrastruktura e nevojshme për trajtimin e të infektuarve. “Janë 60 shtretër, ministria e Shëndetësisë ka bërë një investim për pajisjen e të gjitha vendeve të Infektivit me bombola të oksigjenit. Tani pacientëve nuk i duhet të shkojnë në Tiranë”, thotë Jani.

Nga ana tjetër, Jani i ka bërë apel familjarëve të të sëmurëve që të mos sjellin ushqime për të afërmit e tyre gjatë kohës që do jenë të shtruar në spital, pasi janë marrë masat që trajtimi me ushqimin e nevojshëm do të bëhet nga Spitali. ”Ushqimi është me katering, dhe i shkon te koka 3 herë në ditë. I bëj thirrje familjarëve që nuk kanë pse të ngarkohen me ushqime, duke sjell rrezikun e kontaminimit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.