Stafi i ministrit Shalsi kërkon vota, qytetari: Aq qime floku sa ka në kokë do ti japim (6 mijë euro transplanti)

0 78

25 prilli po afron dhe qeveria kërkon një mandat të tretë.

Zyra e ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, i cili kandidon për deputet në listën e PS-së për qarkun e Tiranës, ka nisur punën për grumbullimin e votave. Ata telefonojnë qytetarët dhe i informojnë se ku kandidon Shalsi dhe i sati është në numër.

Një prej qytetarëve që është marrë në telefon, ka vendosur të ”tallet” me zyrën e kandidatit për deputet. Ai ka rimarrë sërish numrin në telefon duke i pyetur për arsyen e telefonatës.

Ai i bën të ditur vajzës që po flet, se Shalsi do të marrë 6 mijë vota, duke thënë se do jenë aq sa ka bërë transplantin e flokëve. Vajza bie dakord dhe në fund i thotë faleminderit.

BISEDA:

Qytetari: Si kalut? Më kishit marrë në telefon, kush jeni?

Vajza: Unë marr nga zyra e Eduart Shalsit.

Qytetari: Po.

Vajza: Ju shqetësoj?

Qytetari: Jo, aspak.

Vajza: Uroj që të jeni mirë. Nuk e di a jeni në dijeni po dëshiroj t’ju njoftoj se pas dy mandateve në Berat dhe Pogradec, Eduart Shalsi ka ardhur në Tiranë dhe kandidon me numrin 18.

Qytetari: Ca numri ka?

Vajza: 18.

Qytetari: 18-tën?

Vajza: Po.

Qytetari: Thuaj Eduart Shalsit të rrijë i qetë se aq qime floku sa ka në kokë do ti japim vota. Që i ka rreth 6 mijë qime, aq do marri dhe ai me transplantin që ka bërë.

Vajza: Në rregull.

Qytetari: Faleminderit shumë.

Vajza: Faleminderit ju.

Qytetari: Thuaji rri i qetë, 6 mijë nuk shko 6 mijë e një.

Vajza: 6 mijë e një.

Qytetari: Jo jo, nuk shko te 6 mijë e njishi.

Vajza: 6 mijë.

Qytetari: 6 mijë e ka të sigurtë fare. E kemi dhe komshi. Deputet nuk del dot.

Vajza: Shumë, shumë faleminderit.

Qytetari: Mirupafshim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.