Strategjia e BE-së për vaksinat po bie, ka vonesa dhe largime

0 339

Bashkimi Europian është në një ngërç sa i takon shpërndarjes së vaksinave anti-covid. Strategjia e vaksinave të 27 vendeve të BE-së po bie, ndërsa vendet anëtare po u drejtohen kombeve jashtë bllokut për të shpëtuar nga problemet e furnizimit, ngërçet e kontratave dhe marrjen e ngadaltë të dozave.

Kancelari austriak Sebastian Kurz, thotë se ai synon të punojë me Izraelin dhe Danimarkën për prodhimin e vaksinave dhe për të luftuar mutacionet e reja të koronavirusit.

BE-ja autorizoi vaksinën Pfizer/BioNTech në fund të dhjetorit 2020, disa javë pasi i ishte dhënë miratimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në. Brukseli ka zgjedhur një qasje të centralizuar për prokurimin dhe shpërndarjen e vaksinave, por plani i tij është penguar nga problemet e furnizimit dhe shpërndarjes.

Vetëm 5.5% e popullsisë së BE prej 447 milionë njerëzish ka marrë dozën e parë të vaksinës, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Leave A Reply

Your email address will not be published.