Studimi i ri jep tjetër datë, shpërthimi i Covid-19 në Itali

0 360

Shpërthimi i virusit në Itali sigurisht ka mundur të ndodhte në janar, paçka sepersonat e parë të diagnostikuar nuk u raportuan deri në muajin shkurt. Stefano Merler nga Bruno Kessler Fondation, gjatë një konference u ka thënë ekspertëve kryesorë të shëndetësisë italiane, se koronavirusi ka filluar të përhapet në Itali që nga janari, apo edhe më herët.

Italia është shteti i parë evropian, ku si pasojë e Covid-19, numri i vdekjeve u rrit në mënyrë dramatike në mbi 12 mijë, deri në fund të muajit mars. Pacienti i parë, është diagnostikuar më 21 mars në Codogno që i përket rajonit të Lombardisë.

“Kemi gjetur se shumë njerëz ishin të infektuar në Lombardi, që para 20 shkurtit, që lë të kuptohet se ata ishin të infektuar ën janar, apo edhe më herët, ku ta dimë”. Goditja nga koronavirusi në Itali ka qenë shumë e fuqishme, duke shkaktuar 25,500 viktima, derisa 190 mijë persona i ka lënë të infektuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.