Studimi shqetësues, trupat e viktimave mbeten infektive me Covid-19 edhe pas vdekjes

0 101

Studimet në lidhje me pandeminë e Covid-19, nuk kanë të sosur, qofshin edhe si ky raport shqetësues nga Gjermania. Trupat e viktimave të Covid-19, mund të mbeten infektuese edhe pas vdekjes së tyre.

Ekipi i hulumtuesëve në Universitetin Medical Center në Hamburg testoi trupat e 11 personave të cilët humbën jetën nga Covid-19. Ata kërkuan gjurmë virusi në intervale të rregullta nga 12 orë pas vdekjes deri në shtatë ditë më vonë.

”Ne zbuluam vazhdimisht SARS-CoV-2 ARN në të gjitha pikat kohore të analizuara”, shkruajnë studiuesit në revistën Emerging Infection Diseases. Shkencëtarët thonë se ata vunë re se gjurmët e Covid-19, gjendeshin në indet e pacientëve të vdekur në intervale vazhdimisht të larta dhe në mënyrë konstante.

Leave A Reply

Your email address will not be published.