Studimi tronditës: 1/3 persona kanë efekte anësore nga vaksina anti-covid

0 215

Në një kohë që bota po vijon vaksinimin kundër Covid-19, ka lajme jo të mira. Një studim i ”ZOE COVID”, ka dalë në përfundimin se personat që e kanë kaluar Covid-19, kanë dy herë më shumë mundësi që të kenë efekte anësore nga vaksina.

”Një e treta (33%) e atyre që e kanë kaluar koronavirusin kanë pasur të paktën një efekt anësor 7 ditë pas marrjes së vaksinës, në krahasim me 19% të atyre që më parë nuk ishin infektuar”, thuhet në studim.

Bëhet fjalë për simptoma të lehta, ku përfshihet edhe dhimbja në zonën e injektimit. Ekspertët thonë se efektet anësore më të zakonshme janë lodhja (9%), dhembja e kokës (8%) dhe ethe (4%). ”Shumica e efekteve anësore u vunë re dy ditë pas vaksinimit”, shton studimi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.