Sulltani turk dhe Sulltani shqiptar, si dy vellezër siamezë!

0 183

Presidenti turk Erdogan erdhi sot në Shqipëri. Si një Sulltan i vertetë dhe si perandori e vjetër, erdhi një orë me vonesë në Rinas, duke lenë në pritje Sulltanin e ri Edi Rama.

Protokolli zyrtar ishte që ai të vinte në ora 9.22, por mbërriti në ora 10.30.

Edhe data e ardhjes sot me 17 janar, datë që përkujtohet si dita kur ka vdekur Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastriot-Skenderbeu, ishte e mirëllogaritur nga pala turke.

Ndërkohë Presidenti I Shqipërisë, edhe si një hakmarrje personale, por edhe shtetrore, se nuk pranoi ta takonte Erdogani, shkoi në Memorialin e Skenderbeut në Lezhë për ti dhënë mesazh Erdoganit, Ramës, por edhe Perëndimit se Shqipëria ka qenë vend properendimor dhe se orientimi mbetet drejt BASHKIMIT EUROPIAN e jo drejt Turqisë.

Por për të qenë korrekt dhe jashtë diplomacisë dhe hegjemonisë turke në Rajon, që është një e drejtë turke, duhet pranuar se ndihma e presidentit Erdogan për shtëpitë e reja të pas tërmetit, është kolosale dhe duhet përgëzuar.

Turqia mbetet një shtet aleat dhe nuk është gjë e vogël.

Dhe këtë lojë e luan mjaft mirë kryeministri Rama. Ai e di sa peshë ka Turqia edhe në anën ushtarake sa ka bërë të dridhet Athina zyrtare, sapo Erdogan nxjerrë në det luftanijet e mëdha që dritherojnë edhe Lindjen e Mesme.

Sot në Laç, kryeministri Rama  i thuri lavde presidentit turk, të cilat jo se nuk i meritonte, por ndërhyri edhe miqësia personale, duke nëpërkëmbur paksa autoritetin shtetror shqiptar.

Me pas Presidenti Erdogan doli  në podiumin e organizuar me rastin e dorëzimit të banesave të reja në Lac, duke përsëritur se Turqia do të jetë mik I madh i Shqipërisë.

Analistë të ndryshëm thanë se lavdërimet dhe elozhet e shumta të bëra nga kryeministri Rama ndaj Erdogan nuk shkonin dhe nuk duhej të bëheshin me kaq supërlativa sikur ai të ishte Sulltani edhe i Shqipërisë, ndërkohë që boll kemi Sulltanin e Surrelit.

Edhe pritja në parlament duke hapur seancen e pare parlamentare të ketij viti, me rastin e ardhjes së Erdogan, tregon vasalitet, në mos interesa të tjera të mëdha. Në cdo rast kur vjen kryetari I një shteti në Tiranë duhet më protokoll shtetrore të takoje edhe kryetarin e shtetit shqiptar.

Pra Presidenti i Turqisë erdhi, shetiti, hengri dreke dhe iku,  por nuk e takoi fare, Presidentin e Shqiperise!

Kjo është fyese ndaj shtetit shqiptar. Kushdo të ishte president republike, edhe nëse nuk don të shikosh me sy, je i detyruar të shkosh të kryetari i shtetit.

Falenderimet dhe mikritja janë traditë e shqiptarit, por jo deri në përulje, sepse krijon një ndjesi jo të mirë në popull, pasi Shqipëria duhet të jetë e fokusuar ndaj Bashkimit Europian dhe SHBA e jo në puthadorje ndaj Turqisë.

Turqia është një vend i madh, por nuk mund të jetë busulla e shqiptarëve, sepse jemi një popull krejtësisht dhe historikisht perendimor. Bile ka qenë Turqia që na pengoi prej 500 viteve në udhën tonë drejt Europës, ndaj na ka shumë borgje të pashlyera.

Por për këto nuk ka faj Erdogani, ndonëse autoriteti dhe interesat e tij strategjike rajonale shkojnë deri në vasalitet të Tiranës zyrtare.

Presidenti Erdogan është burrë shteti, ka bërë një Turqi të fortë dhe moderne, por nuk është Kemal Ataturku.

Në fjalën e tij në parlament Presidenti turk foli mirë, saktë dhe korrekt, ndonëse nuk përtoj të paralajmeronte Edi Ramën se duhet të luftojë organizatën FETO, të cilën ai e quan si terroriste.

Erdogan theksoi se pa luftuar këtë organizatë FETO, nuk mund të jeni të qetë dhe të garantuar në Sigurinë Kombetare.

Pa u shqetsuar se po ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë, Erdogan tha se këto element terroristë punojnë në arsëim dhe në shendetsi, akuzë kjo e fortë dhe e sikletshme për kryeministrin, të cilin e ka si vëlla!

Paralajmerimi I Erdogan se kjo organizatë mund të bëjë edhe në Tiranë grusht shteti sic bëri në Turqi, ishte një sinjal se ka rënë dakort me kryeministrin Rama që të fillojë arrestimet dhe spastrimet në Shqipëri.

Presidenti turk pasi dha kulaçin paradite në Lac, në darkë ngriti dajakun, duke thënë se FETO duhet arrestuar, cka Tirana zyrtare duhet të ketë një politikë europiane dhe amerikane në raport me këtë organizatë.

Erdogan erdhi si Sulltan, qendroi si President i Turqisë, u largua si president I Shqipërisë!

Kjo ishte thelbi i asaj që ai e arriti me kryeministrin Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.