Synon Botërorin e Katarit, pasi rinovoi me Parmën? Buffon jep përgjigjen kategorike

0 182

Gianluigi Buffon vazhdon të luajë, por nuk do të kthehet për të mbrojtur portën e kombëtares italiane. Portieri i Parmës, ekskluzivisht për mikrofonat e GOAL, mohon prapaskenën e bujshme se pas rinovimit të fundit të kontratës qëndron ideja për të luajtur Botërorin e Katarit në fund të vitit.

E gjitha kjo, pavarësisht se nuk është caktuar ende një datë e saktë e tërheqjes nga futbolli, e cila deri më sot duket ende e largët. “Nuk e kam idenë, nuk është se kam një afat apo një datë përfundimtare.

Përderisa të performoj kështu, përderisa jam mirë dhe kam entuziazëm, do të luaj. Pastaj, kur një nga këta komponentë do të më mungojë, do të tërhiqem pa problem nga fushat e blerta si futbollist”.

Pyetjes për pjesëmarrjen e mundshme në Kupën e Botës i dha përgjigje të qartë: “Një vend në Katar? Absolutisht jo. Nuk po shpresoj, sepse kam katër vite i larguar nga kombëtarja. Mancini për mendimin tim ka bërë vlerësimet e duhura dhe duhet respektuar. Ai dhe puna që ka bërë duhen respektuar me kënaqësi të madhe”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.