Tabaku e Manja fushatë në Kuvend për 6 marsin

0 139

Zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki, por sidomos ato për Dibrën, janë bërë objekt debati mes nënkryetares së PD-së Jorida Tabaku dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Pasi Tabaku theksoi se kandidati i PD-së, Luan Haka për këtë bashki është dibran dhe jo si kandidatët e tjerë, erdhi dhe reagimi i Manjës. Të dy politikanët kanë bërë fushatë nga foltorja e Kuvendit, ndërsa Manja tha se kandidati i PS, Rahim Spahiu theksoi se do te fitojë zgjedhjet.

“Zonja Tabaku, lajm i mirë është se do votoni vettingun. Lajm i mirë për shqiptarët. Bëre gabim që e përmende atë djalin tonë, kandidatin Rahim Spahiu. Dibranët kanë të drejtën të lëvizin kudo, por rrënjët dhe degët i kanë në Dibër dhe s’je personi i duhur për të mohuara atyre se nga i kanë rrënjët. Duhet të jesh e vërtetë, pasi vërtetet e keni djalë dibran kandidatin, por Rrahimi nuk kthehet me 10 bisedë në Dibër. Atë do e vlerësojnë dibranët në 6 mars. Dibranët do t’ju hapin një hak të madh të dy krahëve. Ça të ngelet nga haku, do e marrë kandidati juaj Haka. Në 8 mars, bashkë me kolegë të mi, do ju bëj një tufë me lule. Dibranët e dinë vetë rrugën dhe datën 6 mars.

Sa për dosjen 184, unë skam, asnjë kompleks. Zoti Basha, e kam me ty. Ri në rregull siç jam unë me drejtësinë, Po ishe ti i gatshëm me drejtësinë siç jam unë në mënyrë konsistencë. Ji në rregull. Unë si shmangem prokurorisë me raporte mjekësor dhe as me procedurë. Dakord!”, tha Manja.

Tabaku: T’i kthejmë pak seriozitetin kësaj salle. Së pari, m’u drejto me “ju” dhe “znj. Tabaku”. Ka dëgjuar gjithë bota për z.ministër Drejtësie sot, nuk duhet të vinte sot në Parlament, për t’u ngritur në këmbë e për të vjedhur zgjedhjet. Nuk kanë turp se dolën në gjithë gazetat e botës, por për këtë nuk është faji im. Shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje të drejta, për kandidatë bashkie normalë, kanë nevojë të votojnë njerëz që janë në shërbim të tyre, jo kriminelë. Kështu që më 6 mars, mos ndërhyni se mos dalin përgjime të tjera, kujdes Ulsi se Dibra është akoma nën monitorim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.