Taulant Balla i përgjigjet thirrjes së Metës për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore! Shkon sot në Presidencë

0 206

Pas thirrjes së Presidentit Ilir Meta, kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla do të shkojë sot në Presidencë në kuadër të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Takimi do të zhvillohet në orën 12:30. Disa ditë më parë, Presidenti Ilir Meta u shpreh në një intervistë televizive se priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Ai ftoi partitë parlamentare për të zhvilluar konsultime dhe për të caktuar një datë për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Sipas tij në një kohë që u dha një vendim pa vendim nga Kushtetuesja, tashmë i mbetet vullnetit politik të palëve për të vendosur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.