Tensioni Indi-Kinë nuk shuhet, ndalohet TikTok

0 4

Vijon tensioni midis Indisë dhe Kinës Opinioni publik indian ka reaguar ashpër dhe në New Delhi është krijuar një klimë anti-kineze e theksuar. Për të qetësuar opinionin, qeveria e kryeministrit Modi ka vendosur të mbyllë pjesën më të madhe të aplikacioneve kineze, përfshirë këtu një nga më të suksesshmet në vitet e fundit, TikTok.

Bëhet fjalë në total për 59 aplikacione, që sipas Indisë “cenojnë sigurinë kombëtare”. Autoritetet akuzojnë se aplikacione si TikTok, me rreth 800 milionë përdorues kanë transferuar të dhënat e klientëve të tyre qeverisë së Pekinit, edhe pse drejtuesit e aplikacionit mohojnë diçka të tillë.

Për TikTok, ky është një vendim plot pasoja. Aplikacioni i njohur për krijimin e performancave të ndryshme në video është nga më të preferuarat në Indi, vend ku që përfaqëson 1/3 e përdoruesve total.

Leave A Reply

Your email address will not be published.