Terroristët në Kongo, rrëmbejnë dhe vrasin ambasadorin italian

0 359

Ambasadori italian, Luca Attanasio, është vrarë gjatë një sulmi në Republikën Demokratike të Kongos. Sulmi ndodhi në rrugën ndërmjet Goma dhe Bukavu, ku sipas informacioneve paraprake, ishte një grup terrorist që i ka dalë para makinës.

Ata po udhëtonin në bordin e një makine në një autokolonë ”MONUSCO”, misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për stabilizimin në Republikën Demokratike të Kongos.

Ambasadori u qëllua gjatë sulmit ndaj kolonës së KB me të cilën ai po udhëtonte dhe vdiq “si rezultat i plagëve të marra”, tha për AFP një diplomat i rangut të lartë në Kinshasa. Sulmi ishte një ‘përpjekje rrëmbimi’, zbulojnë rojet e parkut Kombëtar Virunga.

Ambasadori i Italisë në Republikën Demokratike të Kongos, ishte një nga ambasadorët më të rinj italianë në botë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.