”The New York Times” për stilisten nga Kosova: Fustani me luleshtrydhe që ”pushtoi” TikTok-un

0 70

Suksesi i vajzave shqiptare jashtë vendit s’ka të ndalur. Stilistja e njohur shqiptare, Lirika Matoshi, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë vëmendje. Koleksioni i saj i ri i veshjeve me dizajn të luleshtrydheve, ka bërë që stilistja nga Prishtina të përfundojë në artikullin e një prej gazetave më të mëdha amerikane, ”The New York Times”.

”Veshja është një re e ëmbëlsirave pambuku e zbukuruar me motive të luleshtrydheve nga Lirika Matoshi, 24 vjeçare, një stiliste në New York. Me mbulesën e saj ngjyrë rozë pastel dhe me mëngë të mbushura butësisht, duket si diçka që do të veshte Marie Antoinette nëse ajo do të ishte një influencuese e kohëve moderne”.

Teksa shqiptarja ka prodhuar dizajnin origjinal të këtyre veshjeve, New York Times shkruan se si ka klientë që kanë ngelur të zhgënjyer nga veshjet imituese që kanë blerë në Amazon ose AliExpress. Dizajnerja Matoshi, tha se veshja bazohet në vetë kujtimet e saj të rinisë. “Kjo ju kujton kohë më të mira”, ka thënë ajo për gazetën njujorkeze.

Matoshi u rrit në Kosovë gjatë luftës dhe fëmijëria e saj zor se ishte një gëzof apo një copë material me dizajn luleshtrydhe me erë të këndshme. ”Jam rritur me histori tmerri se sa dëme i bëri lufta vendit tonë, si gratë u dhunuan dhe u masakruan njerëz të pafajshëm. Ëndrra ime e vetme ishte që një ditë të udhëtoj dhe të përfaqësoj vendin tim dhe do t’i ndihmoj ata sa më shumë që mundem”. Stilistja Matoshi kishte pritur që shitjet e koleksionit të saj të binin për shkak të pandemisë; në vend të kësaj, shitjet janë rritur 1.000 për qind që kur koleksioni doli në shitje në janar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.