Thomas Müller: Më mirë të ushqej kuajt dhe lepujt e mi sesa asistoj Haaland

0 176

Thomas Müller shkëlqen sërish me një tjetër frazë për titull kryesor të çdo gazete. Këtë herë, në një intervistë për median gjermane “Sport Bild”, sulmuesi i Bayern Munich është pyetur për Erling Haaland, bomberin e Borussia Dortmund, i cili ka qenë i lidhur ngushtë me skuadrën e Nagelsmann.

Pikërisht, nëse vjen Haaland, partneri më i mirë i Müller do të humbiste rëndësinë. Fjala është për Robert Lewandowski. “A do të dëshironit të ushqenit Haaland me asistet tuaja? – u pyet Müller.

Gjermani nuk hezitoi të tregojë personalitetin e tij karakteristik: “Më mirë preferoj të ushqej kuajt dhe lepujt e mi”.

Kontrata e sulmuesit polak skadon në vitin 2023, por Müller nuk mendon të ndalojë së luajturi përkrah më të mirëve: “Do të ishte befasuese, duke marrë parasysh se sa mirë po shkojnë gjërat për ne”.

Müller foli gjithashtu për rinovimin e tij. Atij i përfundon kontrata në vitin 2023, por pranon se për momentin askush nuk e ka kontaktuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.