Trageti i linjës Greqi-Itali përfshihet nga flakët, panik te udhëtarët

0 237

Një traget i linjës Igumenicë-Brindisi, pra Greqi-Itali është përfshirë nga zjarri në mes të detit në veri të ishullit të Korfuzit.

Në bordin e tragetit ndodheshin 290 persona, nga të cilët 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit, si dhe 25 makina dhe 153 kamionë.

Zjarri në traget ra në pjesën garazhdit të automjeteve duke shkaktuar alarm dhe panik tek udhëtarët, pjesa më e madhe e të cilëve ishin italianë.

Anija e parë që i shkoi në ndihmë tragetit  ka qenë një mjet i rojes bregdetare italiane që kishte shkuar në Korfuz për riparime dhe po kthehej drejt Italisë. Gjatë kthimit, në mes të detit panë tragetin e përfshirë nga flakët. Më pas në vendngjarje shkuan rimorkiatorë të tjerë dhe anije për të transportuar udhëtarët që zbritën nga trageti që ishte përfshirë nga flakët.

“U zgjuam në orën 4.30 të mëngjesit dhe pamë që zjarri filloi në garazh dhe u përhap me shpejtësi. Jemi në varkat e shpëtimit, konkretisht në atë që jam unë, jemi 140 veta. “Kam frikë se jo të gjithë kanë shpëtuar sepse në garazh duhet të ketë qenë njerëz që flinin”, tha zoti Nasos, një nga personat që ndodhej në anije, në një bisedë telefonike me “MEGA Hour Society”.

Megjithatë, vlen të theksohet se, sipas nënsekretarit të Transportit, i cili foli më herët për SKAI-n, të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë larguar nga anija në kohë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.