Tronditet kupola e Policisë, Veliu firmos 6 lëvizje të bujshme

0 143

Pas skandaleve në disa dogana të vendit, e fundit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit e Migracionit të Tiranës, ka bërë që në kupolën e Policisë së Shtetit të ketë ndryshime. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur urdhrin për 6 lëvizje. Lëvizjet e firmosura prekin disa drejtori në qarqe dhe postet drejtuese të kufirit në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër. Pas skandalit, që fillimisht solli ndalimin dhe më pas gjykata e liroi nga qelia dhe e pezulloi Enkeleda Toskën, të akuzuar si të implikuar në trafikun e arabëve, në vendin e saj në drejtorinë e kufirit dhe migracionit në Tiranë u emërua Arben Ibro.

6 lëvizjet

Ferdinad Mara nga kabineti i Drejtorit të Përgjithshëm është emëruar Drejtor i Policisë Korçë.

Neritan Nallbati nga drejtor i standardeve është emëruar drejtor policie në Berat.

Bledar Çeliku nga drejtor në drejtorinë e përgjithshme kalon drejtor policie në Fier.

Andon Marku ish-drejtor në Fier shkon drejtor kufiri në Korçë.

Drejtori i kufirit Korçë Arben Joca shkon drejtor kufiri në Gjirokastër.

Arben Ibro emërohet drejtor kufiri në Tiranë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.