U arrestua në Tiranë, terroristi 24-vjeçar ekstradohet në Gjermani

0 15

Këtë të martë, Gjykata e Tiranës ka vendosur të ekstradojë të riun nga Taxhikistani, Komron Zukhurov drejt Gjermanisë. I dyshuar si anëtar i një celule terroriste të ISIS dhe i kërkuar nga Gjermania për akte terroriste, Zukhurov u arrestua më 30 prill nga anti-terrori. 24-vjeçari ka qenë dakord me kërkesën e prokurorisë për ekstradim, por ka kërkuar që të mos ekstradohet në Taxhakistan me argumentin se i cenohej jeta.

Më 2 maj, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 24-vjeçarin me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë. Komron Zukhurov vizën për të hyrë e mori në ambasadën tonë në Rusi. Prej 17 shkurtit ai ka qëndruar në Tiranë, ndërsa u arrestuar nga anti-terrori në fund të muajit prill.

Zukhurov ishte shpallur në kërkim nga Interpol pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

Leave A Reply

Your email address will not be published.