Vaksina kineze/Rakacolli: E sigurt, më pak efekte anësore se Pfizer. Zyrtari kinez tërheq deklaratën

0 71

Është krijuar një situatë alarmuese për vaksinat kineze, pas deklaratave që kjo vaksinë nuk është efikase. Por nga ana tjetër, Komisioni i Ligjeve dhe i Shëndetësisë miratoi pa asnjë debat aktet normative për furnizimin e Shqipërisë me vaksinën kineze. Zv/ministja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, garantoi të gjithë qytetarët se vaksinat e përdorura janë të sigurta, ndërsa nuk hezitoi në krahasimet mes tyre.

”Meqë po flasim për vaksinën e Sinovac, ajo u është injektuar mjaft njerëzve dhe nuk ka pasur absolutisht asnjë ekfekt anësor. Në një kohë që nga vaksina Pfizer, 80% e atyre që e kanë bërë kanë pasur dhimbje në vendin e injektimit apo efekte të tjera anësore të lehta. Nuk kemi asnjë event madhor si humbje jete apo shtrime në spitale për shkak të vaksinës”,- tha Rakacolli.

Pohimi i drejtorit të qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në Kinë, se vaksinat e prodhuara në këtë vend, kanë efektshmëri të ulët, shkaktoi jo reagime. Tani zyrtari i lartë Gao Fu, që u bë protagonist i pranimit të rrallë të dobësisë nga ana e Pekinit, këmbëngul se bëhet fjalë për një keqinterpretim të fjalëve të tij.

Në një intervistë për “Global Times”, Gao tha se propozimi i tij për të përmirësuar vaksinat, ishte interpretuar se efektshmëria e vaksinës kineze është e ulët. ”Nivelet e mbrojtjes së të gjitha vaksinave në botë, janë ndonjëherë të larta e ndonjëherë të ulëta. Përmirësimi i efektshmërisë është një çështje që duhet të konsiderohet nga shkencëtarët rreth botës. Në këtë aspekt, sugjerova që të konsiderohet përmirësimi i procesit të vaksinimit, si për shembull numri i dozave dhe intervaleve dhe ndërthurja e llojeve të ndryshme të vaksinave”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.