Vaksina në janar, kura në vjeshtë: Plani i madh i amerikanëve

0 9

Katër vaksina dhe pesë ilaçe janë në rrugë e sipër. Më shumë se 1.5 miliardë dollarë janë hedhur nga qeveria federale amerikane thuajse brenda natës. Qëllimi është që në vjeshtë të gjendet kura për koronavirusin, kurse në janar 2021 të jetë gati vaksina.

Në krye të këtyre përpjekjeve gjendet Instituti i Shëndetit Publik, organizmi më i madh i këtij lloji, shkruan gazeta Corriere della Sera. I gjithë projekti po koordinohet nga Anthony Fauci.

Edhe në një krizë të tillë, paratë kanë rëndësi. Pavarësisht komenteve publike, BARDA, agjencia kompetente në SHBA ka hedhur miliona dollarë për laboratorë dhe kompani private farmaceutike. Janë të paktën 1.5 miliardë dollarë.

A janë shumë? Bashkimi Europian thotë se ka hedhur rreth 140 milionë euro për të studiuar 17 vaksina.

Kjo është një garë e rëndësishme me tone politike. Një ditë më parë, kreu i Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA tha se një valë e dytë e koronavirusit do jetë më shkatërrimtare.

Por sot presidenti Donald Trump tha se ky është një ‘fakë news’. Ai e di se gara për ilaçin dhe vaksinën do vendosë shumë gjëra, mes tyre edhe fatet politike të shumë liderëve në botë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.