Vaksinat kanë shpëtuar miliona jetë gjatë 20 viteve

0 284

Në njëzet vjet, imunizimi kundër dhjetë sëmundjeve të rënda mes të cilave hepatiti B, fruthi, ethet e verdha dhe rubeola ka parandaluar vdekjen e 37 milionë njerëzve në gati njëqind vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Janë këto të dhënat e një studimi të botuar në revistën prestigjioze ”The Lancet” që na kujton sesa thelbësore janë vaksinat.

Studiuesit kanë vlerësuar se deri në vitin 2030 ky numër mund të dyfishohet dhe fëmijët e pavaksinuar të lindur në 2019, do të kishin 45% më shumë mundësi të vdisnin para se të mbushnin pesë vjeç, në krahasim me moshatarët e imunizuar. Sipas ekspertëve, vaksinat do të zvogëlojnë vdekshmërinë e të lindurve në 2019 me a 72% përgjatë jetës së tyre.

Studimi vlerëson se imunizimi do të parandalojë 120 milionë vdekje në të lindurit midis 2vite 000 dhe 2030, 96 prej të cilave falë vetëm vaksinës së fruthit dhe vaksinës së hepatitit B. “Duke vlerësuar sa vdekje shmangen falë fushatave efektive të vaksinimit, studimi ynë nënvizon rëndësinë e mbajtjes së niveleve të larta të imunizimit”, thotë Katy Gaythorpe, një nga autorët. Është thelbësore të zgjerohet mbulimi i vaksinimit, në mënyrë që gjithnjë e më shumë njerëz të mund të imunizohen.

Nëse shumë të rinj do të vaksinoheshin kundër virusit papiloma, kanceri i qafës së mitrës mund të çrrënjoset deri në fund të shekullit. Për më tepër, një fushatë më e mirë e vaksinimit HPV në gratë e reja do të shpëtonte më shumë jetë se çdo veprimtari tjetër e imunizimit, sipas studiuesve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.