Vaksinat/Koduzi: Kontrabandë nga Gjermania, Rama veproi si një magjistar pas darkës në Dubai

0 324

Pas heshtjes së kryeministrit Edi Rama, që nuk tregoi se cili vend i dha vaksinat e para anti-covid Shqipërisë, sot u mësua se ky vend është Gjermania. Specialisti pranë Departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazmend Koduzi thotë se vaksinat nuk janë siguruar pas një komunikimi shtet me shtet, por në mënyrë kontrabandë.

”Nuk ka ardhur shtet më shtet. Nuk e ka sjellë shteti gjerman për shtetin shqiptar. Këtë informacionin unë. Kaq! Kanë ardhur nga Gjermania, por nuk i ka sjellë shteti gjerman. Personat që ma kanë thënë janë të besuar, në Shqipëri, që kanë informacion”,-deklaroi ai. Nga ana tjetër, Koduzi shtoi më tej se nisja e vaksinimit të hënën e 11 Janarit ishte një strategji e kryeministrit për të shuar indinjatën pas darkës që bëri bujë në Dubai.

”Unë nuk besoj që Rama ta humbiste këtë rast për të bërë shoë. Erdhën menjëherë dhe unë mendoj që erdhën për të thyer atë indinjatë që kishte shpërthyer në rrjetet sociale pas asaj darke luksoze që bënë qeveritarët shqiptarë në Dubai, kur Shqipëria është nën ujë, kur qytetarët po i humbasin shtëpitë, po rrezikojnë jetët e tyre. Kryeministri Rama si mjeshtër i PR, i gjeti ku i gjeti, i nxori. Nuk u lajmërua. Vaksinat janë produkt farmaceutik dhe nuk shkojnë të blihen në supermarket, pra është planifikuar minimum disa ditë para. Do merrej leje importi. Nuk hyjnë dot kështu në Shqipëri, vaksinat. Pra, dhe Ministria e Shëndetësisë e ka pasur këtë informacion. Të gjithë këto elementë, ne na bëjnë të dyshojmë që z. Rama e ka përdorur këtë moment, mënyra si e nxori nga xhepi si një magjistar, për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve nga indinjata e thellë, nga ajo situatë që ishte krijuar. E ka për detyrë kryeministri që të bëjë transparencë”,-tha për ”Vizion Plus”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.