Vaksinimi në ”Air Albania”, ekipet e vaksinimit do të vendosen në impiantin e kryeqytetit

0 277

Stadiumi kombëtar “Air Albania”, do të kthehet në një qendër vaksinimi për Covid-19. Ky është vendimi që është marrë nga qeveria shqiptare sipas asaj që njoftoi kryeministri Edi Rama në fundin e vitit të shkuar.

Brenda këtij muaji vaksina do të mbërrijë në vendin tonë dhe menjëherë të nisin procedurat për shpërndarjen e saj fillimisht tek mjekët dhe personat më të rrezikuar e më pas tek pjesa tjetër e popullatës.

Në një deklaratë për mediat në ditën e parë të vitit 2021 kryeministri Edi Rama bëri me dije se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës Pfizer dhe ky nuk është fundi i përpjekjeve për të siguruar gjithë dozat e nevojshme.

Kreu i qeverisë tha se vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme por e këshillueshme për të ndryshuar situatën e pandemisë në favor të popullsisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.