Vdekjet vijojnë të larta, Pipero: Pacientët vijnë vonë dhe rëndë në spital

0 316

Muaji shkurt u mbyll me një bilanc tragjik sa i takon vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19, ku zyrtarisht në Shqipëri raportohen 416 jetë të humbura në një muaj. Edhe fillimi i marsit shënoi shifra të larta të fataliteteve. Pëllumb Pipero, mjeku i spitalit Covid 1, tregon disa nga arsyet e rritjes së vdekjeve në këtë periudhë, ku shkaku kryesor është vajtja me vonesë në spital.

”Vijnë me ndërlikime të sëmundjesh, pas 7-8 ditësh, ndonjëherë edhe pas 14 ditësh që kanë ndenjur në shtëpi. Ka një lloj skepticizmi për të ardhur në spitale, ndërkohë që spitali nuk është zgjedhje, por për shumë është zgjidhje”.

I pyetur nëse duhen ashpërsuar masat anti-covid, Pipero ka vendosur të presë vlerësimin e Komitetit Teknik. Ndërsa qytetarëve u bën thirrje të respektojnë masat në fuqi. ”Përpara se të shkojmë të shtrëngimi i masave, të respektojmë masat. Doemos të vendosim maskën kur hipin në transportin publik, edhe në shkolla të respektohen masat e higjienës”.

Spitalet Covid janë të mbingarkuar për shkak të fluksit të lartë të shtrimeve. Mjeku tregon se nuk mungojnë as pacientët në moshë të re, mbi 23-vjeç, të cilët kalojnë forma të rënda për shkak të ngarkesës së lartë të virusit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.