Vendi i parë që riktheu izolimin, por të infektuarit arrijnë në nivele rekord

0 249

Edhe pse ktheu masat e izolimit në fillim të kësaj jave për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me Covid-19, madje nivele të tilla nuk arritën dhe në periudhën e parë të izolimit.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, nga 60 mijë testime të kryera në 24 orët e fundit, 6861 persona të tjerë rezultuan të infektuar me Covid-19.

Në spitale janë të shtruar 1352 persona, 668 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Parashikohet që shtrimet në spitale të shtohen më tej gjatë fundjavës.

Tashmë parashikohet një tjetër mbledhje e qeverisë izraelite për të vendosur ndalimin dhe të disa riteve fetare që mbledhin një numër të madh njerëzish.

Leave A Reply

Your email address will not be published.