Vetting-u në Polici, SHÇBA do nisë punën me gradat e ulëta

0 72

Trupa e Komisionit të Jashtëm të vlerësimit duhet të kishte kaluar në sitë deri në fund të qershorit rreth 300 grada të larta në Policinë e Shtetit por duke parë se ky afat është i pamunudur të arrihet, qeveria me propozim të ministrit të Brendshëm i ka kaluar kuvendit ndryshimet ligjore që do të zgjidhin ngërçin.

Afati për KJV-në do të hiqet dhe sipas relacionit puna këtij institucioni është ngadalësuar nga tërmeti i 26 nëntorit që i dëmtoi zyrat, pandemia, por edhe vonesat e kthimpërgjigjeve nga institucionet e tjera. Në ndryshimet e propozuara i jepet mundësi edhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave që të nisë vetingun për gradat e ulëta paralelisht me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit.

Kjo është hera e dytë që ndërhyhet në ligjin për vetingun në polici pas miratimit të variantit fillestar të propozuar nga ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ajo çfarë bie në sy është kalueshmëria shumë e madhe e subjekteve, pasi nga më shumë se 20 drejtues që kanë dalë në veting, vetëm njëri prej tyre është shkarkuar.

PROJEKTLIGJ PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.12/2018, “PËR VLERËSIMIN KALIMTAR DHE PERIODIK TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT, GARDËS SË REPUBLIKËS DHE SHËRBIMIT PËR ÇËSHTJET E BRENDSHME DHE ANKESAT NË MINISTRINË E BRENDSHME”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 dhe 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 6, pas pikës 2 shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:

“3. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ushtron veprimtarinë paralelisht me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit.”.

Neni 2

Në nenin 13, fjalët “…, brenda 1 viti nga data e hyrjes në fuqi të ligjit.” hiqen.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë as botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

GRAMOZ RUÇI

Leave A Reply

Your email address will not be published.