Viktima, dhunë dhe kaos. Tronditet Kongresi Amerikan, Joe Biden konfirmohet presidenti i 46-të i SHBA-ve

0 380

Capitol Hill nuk është më i njëjti. Në Washington, prej ditës së djeshme ka shpërthyer kaosi dhe dhuna nga protestuesit që nuk pranojnë fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale. Dhuna e fortë i kushtoi jetën katër njerëzve, mes tyre dhe një grua. Qindra mbështetës të Trump u përleshën me trupat e Gardës Kombëtare, të cilët u vendosën në aksion në përpjekje për të ruajtur paqen.

Turma e armatosur që vraponte në sallën e Kongresit, njerëz që ngjiteshin mureve dhe dhunë si një përpjekje për të ndaluar ligjvënësit të vijonin normalisht procesin e çertifikimit të fitores së Joe Biden. Ata bastisën zyrat dhe korridoret e në prej vendeve më të rëndësishme politike në SHBA. Ai u akuzua si nxitësi i kësaj kryengritjeje të dhunshme, Trump i bëri thirrje publike mbështetësve të heqin dorë nga dhuna.

Joe Biden e komentoi gjithë situatën duke thënë se demokracia amerikane është “nën sulm të paprecedentë”. “Unë e di që jeni lënduar. E di dhimbjen tuaj. Kishim zgjedhje që na u vodhën. Ishin zgjedhje të forta dhe të gjithë e dinë, veçanërisht pala tjetër. Gjithsesi, ju tani duhet të shkoni në shtëpi tani. Duhet të ketë paqe”,- tha Trump duke ju drejtuar protestuesëve të revoltuar.

Joe Biden është konfirmuar zyrtarisht si presidenti i 46-të i SHBA-ve dhe Kamala Harris si zëvendës presidente. Dhuna dhe revolta e treguar ditën e djeshme në Capitol Hill nuk arritën ta ndalonin procesin e konfirmimit të presidentit të zgjedhur nga ana e ligjvënësve. Ishte zv. presidenti Mike Pence që i kërkoi senatit “të kthehej në punë” duke njoftuar çertifikimin e Biden, i cili mori një shumicë votash për të kryesuar Shtëpinë e Bardhë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.