Voda: 5171 objekte të inspektuara në Durrës, tre ngjyrat që përcaktojnë dëmet

0 26

Zv/ministrja e Ministrisë së Brendshme, Rovena Voda, përmes një deklarate për mediat nga Durrësi, ka bërë të ditur të dhënat më të fundit për sa i përket dëmeve të shkaktuar nga tërmeti i 26-nëntorit. Voda tha se grupet e inspektimit që janë shpërndarë në të gjithë qarkun e Durrësit dhe se deri më tani kanë inspektuar 5171 objekte. Objekte që ishin shpallura të rrezikshme për jetën e njerëzve që jetonin pranë, sipas sajë janë prishur 33 objekte. Ministrja ka shpjeguar edhe ngjyrat që inspektorët në terren vendosin për banesat që verifikojnë. Konkretisht sipas saj, ngjyra e gjelbër tregon se objekti ka dëmtime të lehta dhe është i banueshëm. Ngjyra e verdhë tregon se objekti ka dëmtime mesatare dhe nuk është i banueshëm derisa të riparohet. Ngjyra e kuqe tregon se objekti është në rrezik dhe se banorët duhet të evakuohen. Për të gjitha objektet e klasifikuara me ngjyrën e kuqe, do të ndërmerret një vlerësim më i specializuar për të përcaktuar nëse këto objekte do të shemben apo riparohen.

Bilanci:

Bashkia Durrës-1267 objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për tu prishur;
Bashkia Krujë-2267 objekte të inspektuara, 819 të pabanueshme, 22 për t’u prishur;
Bashkia Shijak-1637 objekte të inspektuara, 901 të pabanueshme, 325 për t’u prishur; Në rang qarku, 5171 objekte të inspektuara. Të prishura gjithsej në qarkun Durrës 33 objekte.

Lista e objekteve të prishura në Durrës, gjithsej 21 objekte:

1 objekt 2 katësh (lagjja Kënetë)
1 objekt 3 katësh (Rr. “Mujo Ulqinaku”)
3 ndërtesa 3-katësh (Lagjja “Kënetë”)
1 objekt 4-katësh (zona e plazhit, pas hotel “Koral”)
1 objekt 4-katës, në zonën e plazhit (Rrota e Kuqe)
1 objekt 4-katësh (Lagjja “Kënetë”)
1 objekt 5-katësh, hotel “Vila Verde” 1 objekt 6-katësh, në qytet Durrës
1 objekt 6-katësh hotel Gostivari, Durrës (me shpërthim të kontrolluar)
1 objekt në Durrës
1 objekt 5-katësh (Lagjja “Kënetë”)
1 objekt 5-katësh, (hotel “Lubjana”)
1 objekt 3-katësh në Shkozet (me shpërthim të kontrolluar)
1 objekt 2-katësh (ka qenë 5-katsh) në Lagjja “Kënetë”
1 objekt 5-katësh në Shkozet, (me shpërthim të kontrolluar)
1 objekt 4-katësh në Shkozet
1 objekt 3-katësh, Lagjja “Kënetë”
1 objekt 4-katësh, Lagjja “Kënetë”
1 objekt 4-katësh në “Ura e Dajlanit”

Lista e objekteve të prishura në Thumanë, gjithsej 10 objekte:

2 objekte 2-katëshe, qendër, Thumanë
7 objekte 5-katëshe, qendër Thumanë
1 objekt 2-katësh shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”

Lista e objekteve në fshat Bubq, Bashkia Krujë, gjithsej 2 objekte:

1 objekt 2 katësh, shkolla 9-vjeçare;
1 objekt 3 katësh, në fshat Bubq.

AKOMODIMI

Në vijim të takimit të kryeministrit Edi Rama me përfaqësuesit e sipërmarrësve të ndërtimit në Durrës, ku u bë thirrje për investitorët, pallatet e të cilëve kanë pësuar dëmtime, që të marrin përsipër gjithë kontributin e tyre në mënyrë që qytetarëve t’u riparohen banesat dhe të futen sa më shpejt në shtëpi, deri ditën e enjte janë 14 biznese, firma private që kanë shprehur gatishmërinë për të filluar me riparimin e godinave që janë ndërtuar prej tyre. Po punohet intensivisht për të siguruar që rreth 4000 qytetarët e akomoduar në strukturat hoteliere, tu garantohen të gjitha shërbimet e nevojshme. Pranë hoteleve jane evidentuar 679 persona nën moshën 18-vjeç, prej të cilëve 204 fëmije 0-5 vjeç. Janë 454 pensionistë, 620 që vuajnë nga sëmundje kronike dhe 177 persona me aftësi ndryshe.

Kampi Manzës:

10 vullnetarë që shërbejnë në kampin e Manzës me dy turne (turni parë 5 veta dhe turni dytë 5 veta). Erdhën 20 vullnetarë nga Belshi, të cilët shpërndanë ndihma në ushqime dhe veshje kryesisht për fëmijë. Në strukturat hoteliere: Vullnetarët ofrojnë mbështetje psiko-sociale dhe argëtim për fëmijët që janë akomoduar në 5 hotele (Kolaveri, Bonita, AS, Pameba, Pishat e Buta).

Leave A Reply

Your email address will not be published.