Vrasësi i 16-vjeçares pas lirimit nga burgu, abuzon seksualisht me një fëmijë

0 71

Një kriminel i dënuar si pjesëmarrës në vrasjen e një 16-vjeçareje në vitin 2002 në SHBA, ka përdhunuar një minorene disa muaj pas lirimit para kohe nga burgu. 33-vjeçari Kyle Cummings kishte ndihmuar një shokun e tij në vrasjen e 16-vjeçares Jennifer Bolender në 2002 por tetë muaj pas lirimit të parakohshëm nga burgu ai akuzohet se ka sulmuar seksualisht një 14 vjeçare.

Prokurorja Caroline Wojtaszek tha se akuzat ndaj Cummings janë ”tronditëse” por nuk dha më shumë detaje për pedofilin e dyshuar. Në vitin 2002 ai the shoku i tij Daniel Pardee sulmuan për vdekje Bolender, sepse kishte refuzuar avancimet romatike të Pardee. Cummings, asokohe 15-vjeç dhe Pardee asokohe 19-vjeç, kishin goditur me grusht viktimën pranë një autostrade, para se ta shkelnin me këmbë deri sa besonin se kishte vdekur.

Ata kishin shkuar në shtëpi dhe ishin kthyer përsëri në vendin e ngjarjes për ta bërë të dukej si një “grabitje e shkuar keq”. Dyshja, së cilës i ishte bashkuar dhe vëllai i Cummings asokohe 14 vjecar panë se Bolender ishte ende gjallë. Prandaj treshja e tërhoqi vajzën deri te një urë këmbësorësh, ku Christopher Cummings me një thikë të madhe i preu fytin Bolender.

Leave A Reply

Your email address will not be published.