Vrasja e dyfishtë, Lamaj: Kam konflikt për paratë e drogës me…

0 70

Në një gjendje jo të mirë shëndetësore, Eduart Lamaj, nga shtrati i spitalit ka rrëfyer për grupin hetimor sërish versionin e tij për vrasjen e dyfishtë në Laç. Ai ka pranuar autorësinë, ka treguar emrat e bashkëautorëve, vendin ku ndodhej makina por asnjë detaj në lidhje me porositësit e mundshëm të atentatit.

Teksa ka marrë statusin e dëshmitarit të drejtësisë, Lamaj i qëndron dëshmisë së dhënë se konflikti nuk kishte për qëllim ekzekutimin e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, por zgjidhjen e ngërçit që ai pretendon se ka patur me pronarin e hotelit A&A, Ilir Allamani.

”Konfliktin nuk e kam pasur as me Gjergjin as me Likën, por me pronarin e hotelit, Ilir Allamanin. Me Ilirjan Allamanin kishim konflikt për paratë e drogës që kemi punuar bashkë në Itali. I kam kërkuar disa herë lekët, nuk mi jepte mi shante. Shkova me 3 shokët për ti bërë dëm jo për të vrarë. Sa kam hyrë në hotel jam qëlluar nga dikush që nuk e njihja. Kur u rrëzova, qëllova për vetëmbrojtje”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.