Vrasja në Kavajë/Lirimi i Bledar Toçit, gjykata: Kufijtë janë mbyllur

0 21

Për vrasjen në Kavajë që shkaktoi bujë, Gjykata e Kavajës liroi nga qelia ish-shefin e sigurisë së burgut të Durrësit, Bledar Toçi. Ky i fundit akuzohet nga Prokuroria për veprën penale të “Vrasjes në kushtet e vetëmbrojtjes së nevojshme”, të Dritan Haxhollti.

Më 11 prill 2020, Toçi ka mundur të lërë qelinë dhe të vihen në masën e “detyrim për paraqitje” dy herë në muaj në prokurorinë e Kavajës. Gjyqtari i Kavajës Genti Dokollari, argumenton se për shkak të virusit pandemik Covid-19, ku rrugët dhe kufijtë e Republikës së Shqipërisë janë bllokuar, shanset për largimin dhe fshehjes së drejtësisë janë të minimizuara për Bledar Trocin.

Gjykata thotë se Bledar Toçi nuk shfaq elementë apo të ketë ndikim për kryerjen e një krimi tjetër kur të lirohet nga burgu. Një tjetër argument që ka çuar në lirimin e Trocit nga qelia ka qenë dhe mos pasja e një dënimi të mëparshëm, çka ka sjellë lehtësimin e rrethanave që çuan në lirimin e plotë të Bledar Toçit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 10 tetor 2019 në qytetin e Kavajës, ndodhi pikërisht brenda banesës së Marsida Qatjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.