Vrau nënë e bijë, ish-agjenti i SHIK-ut kërkon të punësohet në bibliotekën e burgut

0 423

Marjan Rroku, ish-agjenti i SHIK-ut i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e nënë e bijë, është shfaqur në dyert e gjykatës me një kërkesë ku kërkon të punësohet si kujdestari i bibliotekës së burgut.

Një detyrë e tillë nuk i është dhënë nga drejtuesit e burgut të Peqinit ku Rroku vuan dënimin dhe për pasojë tashmë ish-agjenti i SHIK-ut, i është drejtuar gjykatës duke kërkuar nga kjo e fundit ta emërojë si punonjës të bibliotekës së burgut Peqin.

Rroku u ekstradua në Shqipëri me datën 13 shkurt të vitit 2014, pra 13 vite pas vrasjes së 16-vjeçares Alda Canaj dhe nënës së saj Mbarime Canaj tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Marjan Rroku pas vrasjes se kryer emigroi jashtë vendit dhe sipas autoriteteve amerikane jetonte me identitetin e rremë, Jeton Mirakaj. Ku nën këtë identitet ishte martuar dhe kishte krijuar familje, nga e cika ishte bërë dhe me fëmijë.

Në vitin 2001, Rroku vrau me armën e shërbimit, Alda Canaj e nënën e saj, Mbarime Canaj. Ajo u vra në përpjekje për të mbrojtur të bijën nga plumbat me çantën e dorës. Për këtë krim të rëndë Rroku u dënua me burgim të përjetshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.